Struga Trim Lum të dielën ka shënuar fitoren më të thellë gjatë këtij sezoni, duke mundur në shtëpi skuadrën e Bellasicës me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Srgjan Zaharievski punën më të madhe e realizuan që në 10 minutëshin e parë të takimit, kur edhe shënuan dy herë në rrjetën e mysafirëve nga Strumica.
Ende pa nisur mirë minuta e dytë e takimit, vendasit përfituan një penalti përmes Dejan Cvetanoskit, i cili u ndalë në mënyrë të palejuar në zonën kundërshtare nga ana e mbrojtësit Panovski. Arbitri Stavrev me plotë të drejtë tregoi në pikën e bardhë, ndërsa i pagabueshëm doli të jetë Nijas Lena, i cili realizoi golin e katërt sezonal.
Veterani Lena u kanos edhe në minutën e 5-të, mirëpo pa sukses, ndërkohë 3 minuta më pas Bunjamin Shabani bëri gjithçka mirë në zonën kundërshtare, mirëpo goditja finale e Altiparmakovskit ishte shumë e plogzhët.
Në minutën e 9-të Dejan Cvetanoski lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca, të cilën portieri mysafir e devijoi për një çast, mirëpo vetëm deri te këmbët e Filip Milenkovskit, i cili nuk fali dhe me të majtën e tij shënoi për 2:0.
Në minutën e 30-të goditjen e tij e provoi kapiteni Flamur Tairi, por pa sukses, ndërkohë mysafirët nga Strumica kanosjen e parë e kishin në minutën e 36-të.
Tentativën e fundit për ekipin vendas e kishet Altiparmakovski, por sërish në vendin e duhur ishte portieri mysafir, Siljanovski.
FC Struga Trim & Lum 3:0 FK Belasica – Match Highlights
🎥FC Struga Trim & Lum 3:0 FK Belasica – Match Highlights – 18.10.2020 – Round 9 🔴⚪️ 💪💪💪#forcaStruga#weareStrugaVideo Highlights👇
Публикувахте от F.C. Struga в Понеделник, 19 октомври 2020 г.
Altiparmakovski u kanos sërish, kësaj rradhe në fillimin e pjesës së dytë, edhe atë në dy raste, mirëpo pa finalizimin e duhur, teksa në minutën e 57-të Bunjamin Shabani u ndal në mënyrë të palejuar nga Bajrami i Bellasicës, me ç’rast Stavrev edhe për herë të dytë tregoi në pikën e bardhë.
Këtë herë përgjëgjesinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri, FlamurTairi, mirëpo goditja e tij përfundoi vetëm skaj shtyllës pingule.
Në minutëne 60-të Altiparmakovski goditi vetëm shtyllën nga pas, që mban rrjetat, ndërsa i njëjti në të 63-të pasoi për mrrekulli brenda zonës për Florent Osmanin, i cili qëlloi vetëm pjesën e jashtme të rrjetës së mysafirëve.
Pjesën e jashtme të rrjetës këtë herë nga ana e kundërt në minutën e 65-të e qëlloi edhe Nijas Lena, duke paralajmëruar njëherit edhe golin e tretë që ishte pjesë e Florent Osmanit.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 69-të, kur Flamur Tairi për mrrekulli ekzekutoi goditjen nga këndi, duke gjetur në shtyllën e parë sulmuesin shkupjan, i cili nuk fali dhe me kokë edhe për herë të tretë mposhti portierin mysafir, Siljanovski.
Minuta e 72-të solli rastin më të mirë për rezervistin Emir Skenderi, mirëpo goditja e tij përfundoi në shtyllë, ndërsa vetëm dy minuta më pas Florent Osmani goditi shumë dobët para portës kundërshtare.
Minuta e 84-të solli një tollovi para portës mysafire, që përfundoi me goditjen mbi kuandrat të Emir Skenderit, i cili në qendër të vëmendjes ishte edhe dy minuta para fundit të takimit, mirëpo tentativa e tij për të shënuar me gërshërë nuk dha rezultatin e duhur, transmeton “infOSport.mk”.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 3:0, edhe pse në bazë të rasteve të krijuara i njëjti mund të ishte edhe më i thellë.
Me këtë fitore Struga Trim Lum renditet në pozitën e 6-të me 14 pikë, po aq sa ka edhe Sileksi në pozitën e 5-të.
Javën që vjen Struga Trim Lum në kampionat do të përballet me Pelisterin në Manastir, ndërkohë Bellasica në Strumicë do të mirëpret Borecin.