Mediat holandeze i thurin elozhe shqiptarit 19-vjeçar, Armando Broja! (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, shumë shpejtë ka rrëmbyer skenën mediatike holandeze, falë “dopietës” së realizuar me skuadrën e Viteshes në takimin e së dielës kundër Den Hag në transfertë.

Sulmuesi i talentuar 19-vjeçar ka mahnitur mediat holandeze të cilat nuk i kanë kursyer elozhet për të, pasi thjesht i vetëm mundi ekipin e Den Hag.

Në shumicën e titujve të tyre, kryefjala ishte pikërisht Broja, i cili edhe pse skuadra e tij luajti me 10 futbollistë për 45 minuta, arriti të shkëlqente duke realizuar 2 gola mjaft cilësore.


DY GOLAT E ARMANDO BROJËS, NDIQENI KËTU.


Broja mban Viteshen në shina pas kartonit të kuq të Tanane”, apo “Broja ka vlerën e arrit për Viteshen me 10 futbollistë”, “Viteshe i mbijeton kartonit të kuq idiot të Tanane falë Brojës”, ishin disa nga titujt e mediave online në Holandë ditën e sotme.

Ndërkohë e përditshmja e njohur holandeze “De Telegraaf”, në shkrimin rreth ndeshjes midis Viteshes dhe Den Hag, meritat e fitores i’a atribuoi pikërisht sulmuesit të talentuar shqiptar.

“Viteshe mori kryesimin dhe më pas nuk ishte më në rrezik. Edhe me një lojtar më pak, skuadra nga Arnhajm arriti të dyfishonte falë një aksioni të shkëlqyer të Brojës, i cili bëri çfarë deshi mes mbrojtjes të skuadrës së qytetit të Hagës. Djaloshi 19-vjeçar anglez me origjinë shqiptare, tregoi se është shumë i talentuar dhe është një futbollist të cilit Vitese mund t’i gëzohet në këtë sezon”, shkruante portali i gazetës së njohur për sulmuesin shqiptar.

Leave a Reply