FC Shkupi sot do të ketë një transfertë të vështiërë përballë Akademia Pandevit në Strumicë. “Bardhekaltërit” nga Çairi kërkojnë fitoren dhe vazhdimësinë e rezultateve pozitive, por mbi të gjitha edhe ndjekjen nga afër të skuadrës kryesese, Shkëndijës, që dje mundi Vardarin me shifrat 5:1 në arenën “Todor Proeski”.
Megjithatë në prag të takimit kundër skuadrës nga Strumica, trajneri Umit Karan po has në probleme, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve nga reparti i vijës së fundit.
Fjala është për mbrojtësin e krahut të djathtë, Filip Gligorov, i cili mungoi edhe në dy ndeshjet e fundit kundër Borecit dhe Struga Trim Lum, ndërsa gjithashtu do të mungojë edhe mbrojtësi azer, Elvin Junushada, i cili në një nga stërvitjet e fundit të skuadrës nga Çairi kishte pësuar një lëndim më serioz, që do e largojë atë nga fushat e blerta deri në fund të këtij viti, transemton “infOSport.mk”.
Ndërkohë pas mungesës prej gati një muaj,në skuadër rikthehet mbrojtësi i krahut të majtë, Darko Glishiq, i cili besohet të luaj titullarë, teksa vendin e Junushada në qendër të mbrojtjes pritet ta zë Krivanjeva.
Ndeshja midis Akademia Pandevit dhe FC Shkupit starton në ora 14:30.