Cuculi: Ekipi me më pak gabime kualifikohet për më tej (VIDEO)

Kapiteni i Shkëndijës, Ardian Cuculi, ka folur pas shorit të eliminatoreve të Liga Evropa, ku “kuqezinjtë” nga Tetova për kundërshtarë fati deshi që të kenë skuadrën e Daçias nga Moldavia.

Në të njëjtin stil si të trajnerit Qatip Osmani, edhe Ardian Cuculi tha se respekton skuadrën e Daçias, duke potencuar se ajo skuadër që do bëjë më pak gabime në dy ndeshjet mes vete, do të kualifikohet për më tej.

“Kundërshar aspak i lehtë duke parasysh se Daçia deri xhiron e fundit kryesonte kampionatin në Moldavi dhe në moment të fundit, në ndeshjen e fundit e humbi kampionatin. Jo se frikësohemi, por thjesht respektojmë kundërshtarin dhe do të japim maksimumin për të bërë më të mirën tonë në Liga Evropa. Them që me angazhim maksimal të të gjithëve, Shkëndija nuk duhet të frikësohet nga askush, por thjesht me këmbë në tokë të shkojmë atje për rezultat pozitiv dhe pastaj në ndeshjen e kthimit të kualifikohemi. Nuk do të jetë e lehtë, në Liga Evropa nuk ka ekipe të dobëta. Thjesht cili ekip bën më pak gabime ai edhe fiton dhe shkon më tutje. Besoj se ne do të jemi ai ekip”, deklaroi mbrojtësi Ardian Cuculi.

Përballja e parë e eliminatoreve të Liga Evropës ndërmjet Daçias dhe Shkëndijës do të luhet më 29 qershor në Kishinev të Moldavisë, ndërsa ndeshja e kthimit pas një jave në Strumicë.

Në rast kalimit në raundin e dytë, Shkëndija do të përballej me fituesin nga përballja Connah’s Quay Nomads nga Uellsi dhe Helsinkit të Finlandës.

Leave a Reply