Shkëndija pas 65 minutave lojë po avanson me rezultatin 3:1 në ndeshjen derbi kundër Vardarit, e vlefshme për javën e 9-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
E në këto gola të shënuar nga ana e “kuqezinjëve” nga Tetova nuk ka se si të mungojë edhe emri i Besart Ibraimit.
Besart Ibraimi shënon edhe golin e tretë ndaj Vardarit
Besart Ibraimi shënon edhe golin e tretë ndaj VardaritVARDARI – SHKËNDIJA 1:3(B. Ibraimi 61')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.
Bomberi kërçovarë shënoi golin e tretë në minutën e 61-të. Numri 7-të i Shkëndijës duke përfituar nga një top i devijuar i mbrojtësve vendas nga afërsia nuk e kishte të vështirë edhe për herë të tretë të tund rrjetën e Filip Iliq.
Ndryshe goli i sotëm për Besart Ibraimin ishte i 10-ti në përballjet kundër Vardarit në gjithsej 17 ndeshje.