Vardari plotë 3 vite nuk dinë për fitore si vendas ndaj Shkëndijës

Vardari nesër në kuadër të javës së 9-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret Shkëndijën në një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, njofton “infOSport.mk”.

Fitoren e fundit Vardari kundër Shkëndijës në arenën “Todor Proeski” e kishte regjistruar me 14 tetor të vitit 2017-të, kur falë dopietës së Luis Felipe, Italo dhe Bllazhevskit kishte shënuar fitore 4:2. Golat për Shkëndijën në atë ndeshje i kishin realizuar Zhunior dhe Besart Ibraimi.

Që nga ajo ndeshje Vardari dhe Shkëndija mes vete janë përballur edhe në 6 takime tjera, 4 prej të cilave ishin mbyllur me barazime, ndërsa në dy ndeshje Shkëndija kishte dalë fituese.

Ndryshe ndeshja e nesërme midis Vardarit dhe Shkëndijës do të jetë e 59-të në përgjithësi. 22 fitore ka Shkëndija, 21 skuadra shkupjane,ndërsa 15 ndeshje janë mbyllur me barazime.

Leave a Reply