Vardari në prag të derbit të madh me Shkëndijën mbetet pa sulmuesin e talentuar Kolevski!

Bojan Kolevski nuk do të luaj më për Vardarin. Sulmuesi i talentuar i skuadrës “kuqezi” nga Shkupi ka vendosur që të largohet nga Maqedonia e Veriut dhe të jetojë në mërgim, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi 20-vjeçar ka marrë dokumentacionin e duhur nga ekipi i Vardarit, pjesë e së cilës skuadër është që nga viti 2017-të, kur si i ri kishte arritur nga grupmoshat e reja të Metalurgut.

Ai për një periudhë ishte huazuar te Boreci i Velesit, ndërsa këtë edicion në mungesë të lojtarëve në repartin e sulmit, Kolevski kishte luajtur në 7 ndeshje me Vardarin,  mirëpo duke mos arritur të shënojë ndonjë gol.

Largimi i tij nga Vardari nuk ka të bëjë me financat, apo edhe me ndonjë pakënaqësi eventuale të tij, por thjeshtë për shkak edukimit, pasi Kolevski ka vendosur që studimet ti vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton “infOSport.mk”.

Ky vendim i Bojan Kolevskit vjen në një moment jo edhe aq të mirë për trajnerin Aleksandar Vasoski, duke pasur parasysh emrat që ka në disponim, e për më tepër që në fundjavë Vardari do të përballet me rivalin e madh, Shkëndijën në kuadër të javës së 9-të në LPFMV.

Leave a Reply