Për shkak rinovimit të fushës në stadiumin e qytetit në Tetovë, Renova ndeshjen e javës së 9-të në elitën e futbollit vendor kundër Pelisterit do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Gostivar, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë na e konfirmoi Drejtori Sportiv i “gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu, i cili tha se megjithatë stadiumi i Tetovës do të jetë gati për super derbin me Shkëndijën e Tetovës që në program është me datë 1 nëntor.
Ndërkohë sa i përket vendit ku do të zhvillojnë takimin e 1/8 së finales së Kupës kundër Pelisterit (21.10), Nuhiu, u shpreh:”Duke pasur parasysh se të mëkurën në Gostivar do të zhvillohet ndeshja midis Shkëndijës dhe Gostivarit, neve si opcion për ndeshjen e Kupës kundër Pelisterit kemi fushën në stadiumin pranë FFM-së, por gjithashtu edhe stadiumin ku bëjmë stërvitjet në fshatin Reçicë. Por akoma nuk kemi vendosur asgjë. Gjithçka do të vendosim vetëm të hënën”.
Renova pas 8 xhirove të para në elitën e futbollit vendor ka tubuar vetëm 6 pikë, duke u renditur vetëm në pozitën e parafundit. Në anën tjetër kundërshtari i tyre Pelisteri me 10 pikë të tubuara mban pozitën e 9-të në renditje.
Kujtojmë ndeshjet e javës së 9-të do të startojnë në ora 14:30.