Konfirmohen dy mungesat e para të Maqedonisë së Veriut për ndeshjen me Estoninë

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Maqedoni e Veriut-Gjeorgji, që u mbyll me barazimin 1:1,  trajneri Angellovski ka pranuar një lajm të keq, njofton “infOSport.mk”.

Për shkak të kartonëve, mesfushori ofenziv Ezgjan Alioski do të mungojë për ndeshjen e radhës kundër Estonisë që do të zhvillohet me 15 nëntor në Shkup, ndërsa Angellovski gjithashtu nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e portierit të parë, Stole Dimitrievski, që mbrëmë u ndëshkua me të kuq.

Megjithatë që të dy pritet të luajnë 3 ditë më parë ndeshjen historike kundër Gjeorgjisë, e vlefshme për finalen e fazës “play-off” të Ligës “D” në kuadër të Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020.

Kjo për shkak se kjo ndeshje i takon edicionit të kaluar, ndërsa e themi këtë nga fakti se të njëjtin rast e pati edhe Visar Musliu, i cili për shkak kartonit të kuq në ndeshjen e këtij edicioni në Tbilisi kundër Gjeorgjisë, mungoi në dy ndeshjet e tetorit kundër Estonisë dhe Gjeorgjisë (mbrëmë në Shkup), por luajti ndaj Kosovës në ndeshjen gjysmëfinale.

Kujtojmë Maqedoninë në nëntor e presin sërish 3 ndeshje në një interval kohor prej një javësh. Fillimisht me 12 nëntor në Tbilisi kundër Gjeorgjisë do të zhvillojë ndeshjen historike për të siguruar një vend në Europianin e vitit të ardhshëm, që më pas me 15 nëntor në Shkup të mirëpret Estoninë, ndërkohë 3 ditë më vonë të mbyll edhe ciklin e ri eliminatorë në grupin 2 të Ligës “C” me ndeshjen kundër Armenisë në transfertë, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë pas 4 xhirove të para ekipi i Angellovskit ndanë pozitën e parë me Gjeorgjinë, që të dyja kombëtaret me nga 6 pikë.

 

Leave a Reply