Liga Europa, Beshiktashi kundër Lionit, Junajtedi “peshkon” Anderlehtin 

Një super përballje pritet të jetë ajo ndërmjet Lionit dhe Beshiktashit në fazën çerekfinale të Liga Evropa, ku të dyja skuadrat futen me shumë ambicie, me shpresë se në fund do të prekin finalen e madhe, njofton “infOSport.mk”.

Lioni, pasi eliminoi Romën, shpreson të ruajë ritmin e shkëlqyer të muajve të fundit, derisa kampionët e Turqisë shpresojnë se me ndeshje të tilla, si ajo kundër Olimpijakosit në fund të bëjnë ëndërrën realitet, të prekin finalen e madhe që tashmë ka kohë që e kanë vënë në shënjestër.

Short super i favorshëm për Mançester Junajtedin, që do të përballet me Anderlehtin, një super përballje pritet të jetë ajo midis Ajaksit dhe Shallkes, ndërkohë në sfidën e fundit çerekfinale Selta Vigo do të luajë kundër Genkut, skuadër kjo e cila në 1/8 e finales eliminoi kundërshtarin e Shkëndijës në fazën e fundit eliminatore, Gentin, raporton “infOSport.mk”.

Ndeshjet e para çerekfinale në kuadër të Liga Evropa në program janë me datë 13 prill, ndërkohë ato kthyese një javë më pas. Finalja e madhe e këtij kompeticioni në program është me 24 maj në Stokholm.

Leave a Reply