Kampionati elitar në futbollin kosovar ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në klasifikimin e përgjithshëm të UEFA-s. Tashmë Superliga e Kosovës renditet në pozitën e 48-të të ranklistës së ‘shtëpisë’ më të madhe të futbollit evropian, duke bërë përparim për katër pozita, shkruan Gazetasheshi.com.
Pikët e fituara nga Drita e Gjilanit në ndeshjet e Liga Europa, pas kualifikimit në fazën e tretë të garave, si dhe kalimi i turit parakulifikues i Gjilanit, po ashtu në Liga Europa ka bërë që Kosova të ngritet për katër pozita.
Situata me “Covid-19” ka penalizuar klubet kosovare, sidomos atë të Prishtinës, e cila u eleminua pa ndeshje nga garat ndërkombëtare, shkak rastet me ‘koronavirus’ brenda skuadrës nga kryeqendra kosovare.
Me të njejtën problematikë ishte ballafaquar edhe Drita në fazën parakualifikuese në Nyon të Zvcirës, me ç’rast po ashtu ishte eleminuar pa e zhvilluar ndeshjen finale.
Megjithëse, klubi gjilanas ka bërë ankesë në CAS dhe është në pritje të vendimit, përparime tejet të mëdha janë bërë për kampionatin elitar të futbollit kosovar.
Tashmë Kosova ka lënë prapa kampionatet e Gjibraltarit, Malit të Zi, Uellsit dhe Islandës.
Superliga e Kosovës tashmë renditet në pozitën e 48-të, të kampionëve në Europë dhe nga edicioni i ardhshëm klubet kosovare do të luajnë direkt në fazën kualifikuese.
Skuadra e Dritës që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu ka bërë një lëvizje pozitive prej 90 vendeve në ranglistën e UEFA-s në nivel klubesh, ndërkohë FC Prishtina ka zbritur për disa pozita.
SC Gjilani është futur në listën e klubeve me koeficient në Europë, teksa Feronikeli dhe Trepça ’89 kanë mbetur aty ku ishin edhe në ranglistën e edicionit të kaluar.