Barcelona dhe Mark-Andre ter Shtegen do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një kohë të gjatë. Portieri gjerman ka edhe dy vite kontratë me “katalunasit”, por bisedimet për rinovimin kishin nisur që para pandemisë, ndërsa të njëjta si duket tashmë po japin edhe rezultatin e duhur.
Sipas asaj që raporton “Radio Catalunya”, palët kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe për 5 vite.
Kështu Ter Shtegen do të qëndrojë në “Kamp Nou” deri në vitin 2025. Kujtojmë gjermani te Barcelona kishte arriur vitin 2014 nga rradhët e Borusia Menhengladbah.