Argjentina ka shënuar fitore me përmbysje 2:1 ndaj Bolivisë në udhëtim. Goli i parë për miqtë dhe që do të sillte barazimin e përkohshëm erdhi nga Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit do të humbiste topin në zonën kundërshtare dhe teksa shkoi për t’i ushtruar presion mbrojtësit të Bolivisë, topi ka përfunduar në rrjetë disi aksidentalisht, duke befasuar edhe vetë Martinez.
Në minutën e 80 ishte Korea që vendosi fatin e ndeshjes dhe fituesin e këtij takimi. Ndërkohë pas vërshëllimës së arbitrit ka pasur edhe një moment konflikti.
Durante a treta, Messi falou para Marcelo Moreno:
"Qual é seu poblema filho da puta?"
— Lionel Messi Brasil (@MessiLeoBrasil) October 13, 2020
Ylli i kombëtares argjentinase, Lionel Mesi ka dalë tërësisht nga vetja e tij duke ofenduar Morenon, autorin e golit të vetëm të Bolivisë: “Çfarë dreqin ke bir bushtre”.
Është kërkuar ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë për të qetësuar gjakrat, që çështja të mos kalonte në konfliktin fizik.