Mesfushori tetovar, Valon Et’hemi ditë më parë edhe zyrtarisht u pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, duke shtuar koloninë e futbollistëve shqiptarë, aty ku gjatë kësaj merkatoje kishin nënshkruar edhe dy futbollistët shkupjan, Xhemal Ibishi dhe Edis Maliqi, që gjithashtu së fundmi kishte qenë pjesë e Kukësit.
Mirëpo nëse ky i fundit nuk ka probleme me drejtuesit e Kukësit dhe drejt Lokomotivës së Zagrebit u transferua me parametra zero, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për tetovarin, Valon Et’hemi.
Edhe pse ky i fundit ditë ma parë morri dokumentacionin e duhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për tu transferuar në ndonjë klub tjetër, nga tabori i skuadrës së Kukësit pretendojnë se ai ka shkelur rregulloret dhe kontratën që ka pasur me klubin nga Verilindja e Shqipërisë.
Nënkampionët sipas “Panorama Sport” pretendojnë se lojtari ka qenë nën kontratë me ta dhe se tani do të kërkojnë dëmshpërblim për prishje të njëanshme të marrëveshjes.
Akoma nuk ka një verdikt nga ana e “qeverisë” së futbollit botëror, por që pas lëvizjeve të klubit dhe vetë Valon Et’hemi nuk ka dashur që ta mbyllë me kaq këtë histori. Pala mbrojtëse e mesfushorit ka kërkuar gjithashtu dëmshpërblim nga klubi i Kukësit dhe dënimin e këtyre të fundit për kontratë të parregullt dhe pengim të vazhdimit të karrierës së 23-vjeçarit me origjinë nga Tetova.