Shkëndija ka mësuar emrin e kundërshtarit në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë i skuadrës tetovare në ndeshjen e parë do të jetë skuadra moldave e Daçias, me të cilën më parë në kuadër të këtij kompeticioni kishte luajtur edhe skuadra tjetër tetovare, Renova.
Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë si mysafir me datë 29 qershor, ndërsa me 06 korrik do të zhvillohet ndeshja kthyese, kur Shkëndija në rolin e nikoqirit do të mirëpret ish skuadrën e Mexhit Nezirit në Strumicë.
Finalja e madhe e sezonit 2017/2018 në kuadër të Liga Evropa është paraparë të zhvillohet me datë 16 maj të vitit 2018 në “Stad de Lion” në Francë.