Skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë në garat kualifikuese të Liga Evropa, Shkëndija, Rabotniçki dhe Pelisteri kanë mësuar listën e shkurtuar të skuadrave të mundshme kundërshtare në këtë kompeticion.
Shkëndija dhe Pelisteri që nuk janë në listën e skuadra bartëse do të hasin në kundërshtarë paksa më të fortë. Kështu Shkëndija në ndeshjen e parë eliminatore të Liga Evropa mund të përballet me skuadra si Makabi Tel Aviv (Izrael), Inter Baku (Azerbajxhan), Daçia (Moldavi) dhe Shirak (Armeni).
Për dallim nga Shkëndija, Pelisteri mund të luaj me skuadra si, Leh Poznan (Poloni), Kajrat (Kazakistan), Altah (Austri), Levski (Bullgari) dhe Zira (Azerbajxhan).
Ndërkohë Rabotniçki që është në listën e skuadrave bartëse si pjesë e grupit të 5-të mund të përballet me kundërshtarë si, Zeta (Mali i Zi), Tre Pene (San Marino), Santa Koloma (Andora), Florijana (Maltë) dhe Sent Xhozef (Gjibraltar).
Hedhja e shortit për ndeshjet e Liga Evropa starton në ora 13:00, derisa në këto momente startoi shorti për ndeshjet eeliminatore të Ligës së Kampionëve, ku Maqedonia do të përfaqësohet përmes skuadrës kampione të Vardarit.