Zlatan Ibrahimoviç dhe Leo Duarte ishin dy futbollistët që kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 disa ditë më parë te Milani. Bomberi suedez e mposhti virusin dhe tashmë ka nisur stërvitjen me ekipin.
Ibra dëshiron të ndihmojë klubin në ndeshen derbi të Milanos kundër Interit, që në program është me datë 18 tetor.
Mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për brazilianin Leo Duarte, i cili sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, ka rezultuar sërish pozitiv.
Në këtë mënyrë Duartes i nevojiten edhe dy përgjigje negative radhazi për t’u konsideruar i shëruar dhe për tu bashkuar me grupin.