Futbollisti i ri i Napolit, Viktor Osimhen tregoi për herë të parë fëmijërinë e vështirë që ka pasur në vendlindjen e tij në Nigeri.
21-vjeçari duke folur për kanalin zyrtarë të skuadrës “napolitane” tha se ka qenë i detyruar të shiste ujë për të mbajtur familjen, teksa e ëma i vdiq shumë herët dhe i ati i kishte mbetur i pa punë.
“Jeta ime ka qenë e vështirë, nuk ka patur asgjë që të pëlqeja. Nëna ime vdiq kur isha i vogël, 3 muaj më vonë babai mbeti pa punë. Ka qenë një kohë e vështirë për mua, vëllezërit dhe motrat e mia. Duhej të shisja ujë rrugëve të tejmbushura të Lagosit në mënyrë që të mbijetoja. Nigeria është një vend ku askush nuk të thotë se duhet të besosh në vetëvete”, – ka rrëfyer futbollisti i Napolit.