Piloti britanik Luis Hamilton ka marrë një dhuratë të veçantë pas garës së sotme për çmimin e madh të Gjermanisë, në të cilën doli i pari, duke barazuar kështu rekordin e Mihael Shumaher prej 91 fitoreve në karrierë.
Pas kësaj arritje, Hamilton pranuoi një dhuratë speciale nga djali i legjendës së “Formula 1”, Mick Shumaher, i cili i dhuroi britanikut një helmet të babait.
Hamilton edhe këtë edicion është lider i padiskutueshëm në garat e “Formula 1” dhe është lider në klasifikimin e përgjithshëm, duke qenë në pritje të titullit të shtatë botëror, për të barazuar edhe një tjetër arritje të legjendës së garave, Mihael Shumaher.
Ndryshe në garën e sotme në Nurburgring, në Gjermani, përveç Hamilton në podium u ngjitën edhe Maks Verstappen dhe Daniel Ricciardo.