Kosova në këto momente në stadiumin “Fadil Vokrri” pa praninë e tifozëve kundër Sllovenisë po zhvillon ndeshjen e raundit të tretë në kuadër të grupit 3 të Ligës “C” të Kombeve.
Mirëpo edhe pse jo të pranishëm në shkallët e stadiumit, grupi i tifozëve “Dardanët” janë munduar t’ua bëjnë sa më të lehtë futbollistëve ndeshjen e sotme dhe humbjen ndaj Maqedonisë Veriore me anë të disa banerave me shprehje motivuese, shkruan “GazetaSheshi”, transmeton “infOSport.mk”.
“Me ju në borë e në shi, me ju kudo dhe gjithmonë… Jeni luanët tanë, jeni Dardanët të rritun nëpër luftra, ma të fortë se frika”-shkruhet ndër të tjera në parullat e vendosura në stadium.
Gjithashtu para se futbollistët të hynin në stadium ata kanë ndezur flakadan pranë hyrjes, teksa kanë shkruar se do jenë pranë djelmoshave të Kosovës në çfarëdo momenti.