Disa muaj para hapjes së stadionit të ri të Atletiko Madridit, tifozët po bëjnë presion të madh për të përfituar bileta sezonale. Mbi 3 mijë njerëz janë në pritje për të paguar biletat për sezonin e ri 2017/18.
Stadiumi i ri “Vanda Mitropolitano” posedon kapacitet më të madh se “Visente Kalderon” që do të thotë se mund të grumbullojë edhe më shumë tifozë të Atletikos. Pritet që deri në fillim të sezonit, pagesa për biletat sezonale të arrijë numrin e 55 mijë njerëzve.
Kapaciteti i stadiumit të ri është 69 mijë vende. Atletiko është e detyruar të sigurojë vend edhe për tifozët mysafir, që është konform standarteve të UEFA-së për ndeshjet në Ligën e Kampionëve