Valon Et’hemi më në fund ka gjetur skuadër. Mesfushori tetovar që tre vitet e fundit luajti me Kukësin në Shqipëri, ka befasur të gjithë me ekipin e tij të ri, shkruan “infOSport”.mk”.
Edhe pse Et’hemi ishte shumë pranë transferimit në Poloni te Zaglebie Lubin, ndërsa gjithashtu si pistë shihej edhe Turqia, i njëjti ka nënshkruar me Lokomotivën e Zagrebit, te e cila skuadër kolonia shqiptare sa vjen e shtohet thuajse në çdo sezon merkatoje.
Kujtojmë drejtuesit e skuadrës kroate gjatë kësaj merkatoje siguruan shërbimet e sulmuesit të talentuar shkupjan, Xhemal Ibishi, si dhe të mbrojtësit të krahut të djathtë Edis Maliqi, i cili gjithashtu ishte pjesë e Kukësit.
Mirëpo përveç treshes nga Maqedonia, pjesë e Lokomotivës së Zagrebit janë edhe 4 futbollistë nga Shqipëria,Indrit Tuci, Sherif Kallaku, Enis Cokaj dhe Jon Mersinaj.