Rritja e numrit të të infektuarve si dhe disa raste flagrante edhe në disa klube të Serie A, kanë vënë në alarm Federatën Italiane të Futbollit, për të menduar edhe një ide “play off”-esh, si plan rezervë, për ta çuar deri në fund sezonin e ri, ku kanë kaluar vetëm 3 xhiro.
Një ide është mbyllja e fazës së parë me kalendarin normal, por nëse rastet me “COVID” shtohen, atëherë ideja kryesore është ajo e ndarjes së skuadrave në 2 grupe, ato për tituj e Kupa Europe bashkë, ndërsa mbijetesa veç.
Në këtë mënyrë, do të luheshin 30 ndeshje më pak nga 380 në total me kalendarin aktual dhe kampionati mund të mbyllej më shpejt.