Milani ishte mjaftë aktiv në merkaton që lam pas duke transferuar katër futbollistë mjaft të talentuar. Pjesë e “kuqezinjëve” u bënë dy futbollistët 20-vjeçar Sandro Tonali (erdhi nga Bresha) dhe Jane Peter Hauge (erdhi nga norvegjezët e Bodo/Glimt) si dhe dy futbollistët 21-vjeçar, Brahim Diaz (erdhi nga Real Madridi) dhe Diogo Dalot (nga Mançester Junajted).
Maldini dhe Gazidis kanë vendosur që në janar të hidhen në sulm për një qendërmbrojtës dhe objektivi kryesorë është Ozan Kabak i Shalke 04.
Milan nuk arriti marrëveshje me Shalken gjatë merkatos së kësaj vere, për shkak të dallimeve. “Rosonerët” ofronin 15 milionë euro për Kabak, ndërsa skuadra nga Gellzenkirshen kërkonte së paku 20 milionë euro.