Bejtullai flet për ndeshjen me Kosovën: “Le të fitojë më i miri”

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut të enjten në Shkup në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret Kosovën në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të edicionit të kaluar, shkruan “infOSport.mk”.

Është kjo një nga ndeshjet më të rëndësishme viteve të fundit për përfaqësuesen e vendit, e cila që nga e hëna pasdite ka nisur përgatitjet për sfidën ndaj Kosovës, që gjithashtu kërkon që pikërisht në Shkup të nis të shkruajë historinë.

Në prag të këtij takimi nga tabori i “verdhekuqve” ka folur mbrojtësi Egzon Bejtuallai, dëshira e të cilit është që edhe njëherë tjetër ta sheh veten në një Europian, kësaj rradhe me ekipin senior.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë edhe pse kemi respekt për Kosovën, mirëpo nuk do të thotë se ne duhet të lirohemi. Do të futemi në fushë të japim maksimumin dhe në fund le të fitojë më i miri. Normalisht se çdo lojtar dëshiron të jetë në Evropian dhe mendoj se çdo lojtar duhet të jap maksimimin për të qenë atje, pasi Maqedonia nuk ka qenë ndonjëherë në Evropian. Ka qenë e pamundur, mirëpo tash duhet të bëjmë maksimumin që të bëjmë të mundur” – tha Bejtullai, i cili me Maqedoninë U21 kishte qenë pjesë e Europianit të vitit 2017-të.

“Po, e thashë edhe më herët është një motivim shtesë me U21 kam qenë në Europian. Dua që një gjë të tillë të arrijë edhe me përfaqësuesen A” – u shpreh Bejtullai.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë të enjten në arenën “Todor Proeski” starton në ora 20:45.

Leave a Reply