Kundërshtari i Shkëndijës në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa, Totenhami, fundjavën që lamë pas arriti një fitore shumë të rëndësishme, duke demoluar Mançester Junajtedit e Solskjaer midis “Olld Traford” me shifrat 6:1.
Të besuarit e Murinjos në këtë mënyrë vazhduan ngjitjen në renditje, por njëkohësisht treguan se çfarë janë në gjendje të bëjnë.
Ndërkohë pas fitores së madhe ndaj Junajtedit nuk mund të mungonte edhe një deklaratë epike e trajnerit portugez, i cili si gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen e mediave.
“Kjo që bëmë ne nuk ka asgjë të veçantë. Fituam thellë, por Novak Djokoviç këtë gjë e bën çdo ditë. Ne e bëjmë më rrallë,” ishin fjalët e Murinjos, që bënë xhiro në rrjetet sociale në Angli, e ku nuk munguan edhe reagimet e shumta nga tifozët.