Tashmë disa ditë po vazhdojnë luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa së fundmi raportohet edhe për një viktimë që vjen nga Bota e sportit. Fjala është për futbollistin Liparit Dashtojan, pjesë e Alashkert, njëherit kundërshtarë i Renovës në raundin e parë të garave në Liga Europa të këtij edicioni.
22-vjeçari Dashtojan ka rënë në frontin e luftës së Nagorno-Karabakut, ku tashmë një javë po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ushtarake azere dhe armene.
Lajmi për vdekjen e ish-mesfushorit me tipare sulmuese u dha nga klubi i tij Alashkert:
“Lajm i hidhur nga fronti i luftës!
Ish-futbollisti i ekipit të dytë të Alashkertit iu bashkua listës së heronjve që dhanë jetën për atdheun. Shpirti yt u prehtë në paqe!
Klubi i Alashkertit shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së Dashtojanit”, shkruhet në njoftimin e klubit armen.
Ցավալի լուր առաջնագծից: «Ալաշկերտ-2»-ի նախկին ֆուտբոլիստ Լիպարիտ Դաշտոյանը արիաբար միացավ իրենց կյանքը Հայրենիքին…
Публикувахте от FC Alashkert в Понеделник, 5 октомври 2020 г.