Sefer Emini gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Makedonija GJ.P, duke ndihmuar edhe njëherë tjetër skuadrën e tij drejt një fitoreje të rradhës, njofton “infOSport.mk”.
Emini shënoi golin e parë në fitoren 2:0 të Makedonija GJ.P ndaj Struga Trim Lum, duke arritur kështu në kuotën e 4 golave të shënuar në 8 ndeshje.
Goli i Sefer Eminit nga një këndvështrim tjetër…
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.
Ndryshe 20-vjeçari Emini me fanellën e skuadrës shkupjane numëron gjithsej 31 ndeshje, ndërsa pikërisht paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës shkupjane bënë që ai të tërheq vëmendjen e shumë skuadrave, ndërsa më të shpejtë dhe më konkret për momentin ishin ata të skuadrës ruse të Akron Toljati, me të cilët mesfushori nga Gllumova e Sarajit pritet që të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.
Tashmë kur të gjitha detajet janë precizuar falë edhe menaxherit të tij Shaqir Rexhepi, nga skuadra e Makedonija GJ.P pas përfundimit të takimit me Struga Trim Lum, në nder të Eminit bënë një foto të përbashkët, përmes së cilës futbollistit të tyre i uruan suksese.
Среќно Сефер Емини во новиот клуб! Победа со Струга Трим&Љум во твој знак! 🦁🦁🦁
Публикувахте от ФК Македонија Ѓорче Петров 1932 в Събота, 3 октомври 2020 г.