Java e 8-të në elitën e futbollit vendor ka dhuruar 5 ndeshjet e para, ndërsa e njëjta mbyllet nesër me ndeshjen Pelisteri – Vardari, njofton “infOSport.mk”. Në 5 ndeshjet e ditës së sotme u shënuan 9 gola, apo 1.8 gola për ndeshje, u akorduan 4 penalti, ndërsa gjithashtu u treguan edhe 3 kartonë të kuq.
Ndeshja më efikase rezultoi të jetë ajo në Çair, ku FC Shkupi mundi Borecin me rezultatin 3:0, ndërsa ndeshja në Maxhari midis Rabotniçkit dhe Akademia Pandevit nuk prodhoi asnjë gol.
Ndeshja në Çair poashtu rezultoi të jetë ndeshja me më shumë penalti, gjithsej dy, të cilat i realizoi DembO Darboe për epërsinë e FC Shkupit 2:0. Golin e fundit për ekipin “bardhekaltër” e realizoi Ilirid Ademi.
Ilirid Ademi vulosi fitoren e FC Shkupit ndaj Borecit
Ilirid Ademi vulosi fitoren e FC Shkupit ndaj BorecitFC SHKUPI – BORECI 3:0(I. Ademi 84')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.
Përveç në Çair, penalti u akorduan edhe në stadiumin e Gjorçe Petrovit dhe në Strumicë. Në ndeshjen e Gjorçe Petrovit, Sefer Emini ishte ekzekutuesi i saktë, duke ndihmuar skuadrën e Makedonija Gj.P që në fund të shënojë fitore 2:0 ndaj Struga Trim Lum, ndërkohë në Strumicë, Alen Jasharoski u tregua i saktë nga pika e bardhë, të cilën arbitri Tefiku e akordoi në minutën e 94-të.
Jasharovski shpëton fare në fund, Renova kthehet me një pikë nga Strumica
Jasharovski shpëton fare në fund, Renova kthehet me një pikë nga Strumica BELLASICA – RENOVA 1:1(A. Jasharovski 90+4' pen.)
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.
Sa u përket kartonëve të kuq, i pari që u ndëshkua, ishte Aleksandar Milushev i Bellasicës, njëherit autori i golit për skuadrën nga Strumica përballë Renovës. Milushev u ndëshkua në minutën e 57-të, duke lënë me 10 lojtarë skuadrën e tij, që në fund nxorri vetëm barazim përballë skuadrës tetovare.
Dy minuta më vonë në Tetovë me të kuq u ndëshkua edhe Kristijan Kostovski. Ky i fundit ndërhyri në mënyrë të ashpër ndaj Antonio Paviç të Shkëndijës, ndërsa befasoi reagimi i tij edhe më i ashpër gjatë rrugëtimit të tij për tu ngjitur në tribunë, transmeton “infOSport.mk”.
Kristijan Kostovski çmendet pas kartonit të kuq, fillon të thyej ulëset në shkallët e stadiumit në Tetovë
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.
I fundit që u ndëshkua me të kuq në ndeshjet e së shtunës, ishte kapiteni i “romantikëve”, Goran Siljanovski, i cili në minutën e 87-të në përballjen me Akademia Pandev, u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë. Për Siljanovskin ishte ky kartoni i tij i katërt me rradhë, duke pasur parasysh se ishte ndëshkuar edhe në dy ndeshjet paraprake kundër Struga Trim Lum dhe kundër Borecit në Veles. (infosport.mk)