FC Shkupi sot në kuadër të javës së 8-të do të mirëpret Borecin, njofton “infOSport.mk”. Në prag të këtij takimi trajneri i skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi, Umit Karan, po has në probleme, sidomos në vijën e fundit, atë të mbrojtjes, ku nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy mbrojtësve të krahut, Filip Gligorov dhe Darko Glishiq, të cilët ishin lënduar që në ndeshjen e fundit të Kupës ndaj Slloga Vinicës.
Kësisoj me shumë gjasa vendin e Filip Gligorov në krahun e djathtë do ta zë, Ardit Iljazi, njëjtë sikurse edhe kundër Struga Trim Lum, ndërkohë në të majtë do të luaj, Besart Krivanjeva, duke i lënë vendin në qendër të mbrojtjes, azerit Junushada, që bashkë me brazilianin Neto do të përbëjnë dyshen e mbrojtjes në qendër.
Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të dhënë më të mirën kundër Borecit, skuadër kjo që në 4 ndeshjet e fundit nuk dinë për disfatë, transmeton “infOSport.mk”.
Ndeshja FC Shkupi-Boreci luhet pa praninë e publilkut në stadiumin e Çairit me fillim në ora 15:00.