Pas Ibraimit, Kukësi transferon edhe një ish futbollistë të Shkëndijës

Pas Agim Ibraimit, skuadra e Kukësit ka siguruar edhe shërbimet e Gjelbrim Taipit, një tjetër futbollistë që në të kaluarën ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës, njofton “infOSport.mk”.

Taipi kthehet kështu përsëri nën urdhërat e Skënder Gegës, i cili e njeh mirë që nga periudha kur drejtonte Shqipërinë U21, pasi asokohe mesfushori ishte një titullar i paprekshëm në radhët e kuqezinjëve të vegjël.

Kukësi dhe Taipi janë dakorduar për një bashkëpunim dy vjeçar. Taipi vjen si një vlerë e shtuar për mesfushën kuksiane, ndërsa me siguri se do të jetë një armë shtesë në rrugën drejt titullit kampion.

Ai ka luajtur për shumë vite në kampionatin zviceran, duke veshur fanellën e Shafhauzen në dy periudha të ndryshme, atë të Vill 1900, Shafhauzen, Sent Gallen, Grasshopers dhe Vintertur.

Ndryshe karrierën e tij Taipi e kishte nisur në vendlindje te skuadra e KF Tërnocit, ndërsa ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës i kishte mbajtur veshur për dy vite të plota (2011-2013).

27-vjeçari Taipi te Kukësi do të mbajë veshur fanellën me numrin 7.

Leave a Reply