Seleksionuesi Blagoja Milevski ka publikuar listën me futbollist që do ti llogaritë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Europian ndaj Kazakistanit dhe Izraelit.
Lista me reprezentuesit e ftuar është thuajse e njejtë me atë që ishte për dy ndeshjet e fundit, përveç TrapanovskiT që do të mungojë, ndërsa për këto dy ndeshje të tetorit me fanellën “verdhekuq” pritet të debutojë ish futbollisti i Renovës, BOJAN Miosvki.
Milevski në ndeshjet ndaj Kazakistanit dhe Izraelit pret që futbollistët e tij ta përsërisin lojën që zhvilluan ndaj Spanjës dhe Ishujve Faroe në shtator. Ndeshjen e parë gjatë muajit tetor shpresat e vendit do ta zhvillojnë kundër Kazakistanit me 8 tetor në transfertë, ndërkohë 5 ditë më vonë (13 tetor) në Shkup do të mirëpresin përfaqësuesen e Izraelit.
Lista e futbollistëve të Maqedonisë U21 |
PORTIERË: Riste Jankovs (Rabotniçki), David DENKOVSKI (Bregallnica), Marko ALÇEVSKI (Akademia Pandev); |
MBROJTJËS: Agron Rufati (Zorja, Ukrainë), Esmin LIÇINA (Makedonija GJ.P), Filip ANTOVSKI (Slavija Sofje, Bullgari), Todor TODOROVSKI (Osijek, Kroaci), Nikolla Serafimov (Akademia Pandev), Blerton SHEJI (Struga Trim Lum), Oliver Stojmenovski (Borec); |
MESFUSHORË: Davor Zdravkovski (AEL, Qipro) Kristijan ACKOVSKI (Bregallnica), Enis Fazllagiq (Zhilina, Sllovaki), Jani Atanasov (Hajduk, Split), Tomçe GROZDANOVSKI (Zllate Moravce, Sllovaki), Dimitar MITROVSKI (Sporting Lisbon, Portugali), Sefer Emini (Makedonija GJ.P.); |
SULMUES: Bojan Miovski (MTK, Hungari), Darko Çurlinov (Shtutgart, Gjermani), Erdon DACI (Konjaspor, Turqi), David TOSHEVSKI (Rostov, Turqi), Marko GJORGJIEVSKI (Radniçki Pirot, Serbi), Lavdrim FAZLIU (Pelister); |