Festë te skuadra e Skënderbeut nga Korça pak orë para mbylljes së merkatos në Superligën shqiptare, kjo pasi FIFA ka vendosur të zhbllokojë sistemin e transferimeve të klubit korçar.
Në këtë mënyrë, pas vendimeve të formës së prerë për disa lojtarë që kishin fituar gjyqet, klubi korçar arriti marrëveshjet për të zhbllokuar merkaton, që ishte një sanksion i dhënë nga FIFA deri në momentin kur palët do të gjenin akordin për detyrimet e pashlyera.
Tashmë korçarët po bëjnë gatin dokumentacionin për të federuar plot 18 lojtarë të ardhur gjatë merkatos së verës, e cila mbyllet sot në orën 24:00.