Skuadra kampione e Armenisë, Ararat gjatë ditës së sotme si nikoqir në Qipro do të zhvillojë ndeshjen e fazës “play-off” të Liga Europa kundër skuadrës së njohur serbe të Crvena Zvezdës.
Para kësaj sfide një mirëseardhje ndryshe kanë menduar t’i ofrojnë kundërshtarit tifozët armenë. Këta të fundit kanë shpalosur një parullë ku shkruhet “Artsakh është Armeni. Kosova është Serbi”.
Një gjest i ulët ky i tifozëve, që fusin politikën edhe në sport, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte kjo, parulla e tifozëve është publikuar edhe në faqen zyrtare të Ararat. Një gjest i ulët ky dhe edhe nga një klub që pretendon të shkruajë historinë me kualifikimin në ndeshjet në grupe të Liga Europa, aty ku për herë të parë pretendon të jetë edhe Tirana, që sonte do të përballet me zviceranët e Jang Bojs.