Ardian Nuhiu e nis mbarë me Dritën sezonin e ri në Kosovë

Edhe pse sot në program ishin ndeshjet e xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar, skuadra kampione e Dritës për shkak obligimeve në arenën ndërkombëtare, e ka zhvilluar vetëm ndeshjen e saj të parë në sezonin e ri garues 2020/2021, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra gjilanase që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu e nisi me këmbë të mbarë, duke mundur Besën e Pejës me rezultatin 3:1.

Kastriot Rexha shënoi dy gola, nga një në secilën pjesë, ndërsa një gol tjetër për Dritën realizoi edhe Hamdi Namani. Golin e vetëm për skuadrën pejane në këtë përballje, e realizoi Gentrit Salihu në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Për Besën e Pejës ishte kjo disfata e tretë nga po aq ndeshje në sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë Drita morri tre pikët e para.

Leave a Reply