Trajneri i ri i FC Shkupit, Umit Karan, gjatë prezantimit të tij nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Çairi, nuk ka mundur të mos flas edhe për paraardhësin e tij, Muharem Bajrami, largimi i të cilit solli shumë reagime nga ana e disa prej ish futbollistëve të ekipit “bardhekaltër”.
Karan gjatë fjalimit të tij falënderoi Bajramin për punën e deritanishme që ka bërë te FC Shkupi, skuadër kjo që në 7 xhirot e para grumbulloi 13 pikë, duke u pozicionuar në vendin e dytë.
“E nesërmja në futboll asnjëherë nuk është e garantuar. Ish-trajneri i klubit Muharrem Bajrami është një mik i imi, me të cilin kemi pasur në të kaluarën bashkëpunim fantastik, ai si kapiten i ekipit dhe unë si trajner, por në futboll ndodhin edhe gjëra të paparashikueshme” – tha Umit Karan, i cili me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual.