Riza Durmishi, futbollisti me origjinë nga Tetova i lindur në Danimarkë, nuk mundi të gjejë veten në asnjë moment te Lacio, transmeton “infOSport.mk”.
Tetovari skuadrës së njohur italiane iu bashkua verën e vitit 2018-të, pas paraqitjeve shumë të mira në La Liga me ekipin e Betisit, mirëpo te Lacio i njëjti nuk arriti që ti përsëris ato ndeshje.
E gjithë kjo bëri që drejtuesit e Lacios janarin e këtij viti ta huazojnë atë te skuadra franceze e Nice për 6 muaj, ndërsa tashmë kur sërish është rikthyer te skuadra italiane, këta të fundit dëshirojnë që me çdo kusht të gjejnë një skuadër për ta shitur atë.
Përmenden disa emra, përfshirë këtu edhe ish klubin e tij, Brondby, aty ku edhe krijoi identitet, ndërsa si pistë e mundur shihet sërish La Liga dhe këtë herë skuadra e Selta Vigos.
Nuk përjashtohet edhe ndonjë skuadër tjetër, ndërsa është e sigurtë se gjithsesi do të gjendet një klub i ri për Riza Durmishin, i cili me Lacion numëron gjithsej 19 ndeshje, 10 prej të cilave në “Serie A”.