Drejtori sportiv i Lacios, vlonjati Igli Tare, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit të Mançester Junajtedit, Andreas Pereira.
Mesfushori belg ishte pjesë e ‘Djajëve të Kuq’ që nga grupmoshat U18, ndërsa gjatë vitit 2015-të kishte bërë debutimin me skuadrën e parë, mirëpo duke mos arritur që të dalë në pah përskaj shumë yjeve në mesfushën e Junajtedit.
Kështu Pereira tash e tutje karrierën e tij do e vazhdojë në “Serie A”, aty ku do të mbrojë ngjyrat e Lacios.
“Pereira do të arrijë në dy apo tri ditët e ardhshme” – ka thënë Tare për ‘TMW’.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me këtë marrëveshje.