Fisnik Zuka braktis Shkupin, transferohet në Kroaci

Fisnik Zuka është futbollisti i rradhës që është larguar nga rradhët e FC Shkupit, duke vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Kroaci.

Pas Besar Isenit, i cili kaloi në rradhët e Vardarit, Zuka është talenti i dytë që  po largohet nga rradhët e skuadrës shkupjane, duke vendosur që të nënshkruaj me skuadrën e Rudesh, që sezonin e ri do të luajë në elitën e futbollit kroat.

Është ky një hap para në karrierë për Zukën, i cili edhe më parë kishte luajtur jashtë Maqedonisë, në ligën e tretë gjermane, ndërsa tashmë pas eksperiencës së fituar te FC Shkupi, Fisnik Zuka, shpreson që të shpërthejë në kampionatin kroat, aty ku militojnë shumë talentë të futbollit nga Ballkani.

Zuka me Rudesh, skuadër kjo e cila njihet për bashkëpunimin e ngushtë me skuadrën spanjolle të Deportivo Alavesh, pritet të nënshkruaj kontratë 2-3 vjeçare. Një gjë të tillë për “infOSport.mk” konfirmoi prindi i Fisnikut, Fatmir Zuka, që kishte mbetur i kënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të skuadrës kroate, duke na njoftuar se ditëve në vijim pritet që djali i tij edhe zyrtarisht të firmos marrëveshjen.

Zuka te Rudesh do të jetë nën urdhërat e trajnerit spanjoll, Ianik Alonso, i cili në këtë post zëvendësojë ish futbollistin e njohur të Kombëtares kroate, Igor Bishçan.

Leave a Reply