Gjatë ditës së sotme u hodh shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës, finalja e së cilës për edicionin 2020/2021 do të zhvillohet me 19 maj, me shumë gjasa në arenën “Todor Proeski” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Janë plotë 16 skuadra, si Shkëndija, FC Shkupi, Renova, Struga T&L, Gostivari, Pelisteri, Rabotniçki, Ak.Pandevi, Vardari, Makedonija Gj.P, Sileksi, Bellasica, Bregallnica, Kozhuvi, Kit Go dhe Sasa që do të luftojnë për atë finale të madhe.
Ndryshe ndeshjet e 1/8 së finales pritet të zhvillohen me 21 tetor, ato çerekfinale me 25 nëntor, ndërkohë ndeshjet gjysmëfinale në program do të jenë me 7 prill të vitit 2021.
Kujtojmë këtë vit ndeshjet e Kupës nuk do të zhvillohen si vitet e kaluara, me sistemin vajtje-ardhje, por vetëm nga një ndeshje. Skuadra fituese kalon menjëherë në raundin tjetër, ndërsa në rast barazimi, skuadrat kualifikimin e tyre do ta kërkojnë direkt përmes ruletit të penaltive.