Ish ylli i Milanit, Kevin Princ Boateng sërish do të jetë bashkë me Silvio Berluskonin, mirëpo këtë herë te skuadra e Moncas.
Skuadra që aktualisht është pjesë e “Serie B” ka ambicie për tu inkuadruar në mesin e më të mirëve, ndërsa pikërisht emra si Boateng mund të ndihmojnë drejtuesit e Moncës që të arrijnë objektivin.
Ganezi Boateng me Moncën nënshkroi kontratë për një vit, ndërsa nuk janë zbuluar detaje rreth shumës së transferimit.
33-vjeçari Boateng te Monca vjen nga rradhët e Beshiktashit, për të cilën skuadër zhvilloi 11 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola.
Gjatë karrierës së tij, Boateng përveç në Turqi kishte luajtur edhe në Fiorentinë, Barcelonë, Sasuolo, Ajntraht Frankfurt, Las Palmas, Milan, Shalke 04, Portsmut, Dortmund, Totenham dhe Herta Berlin.