Ish futbollisti i Shkëndijës, lojtari më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Viteve të fundit klubet e Superligës së Kosovës kanë bërë investime të mëdha si në infrastrukturë, po ashtu edhe në transferimin e futbollistëve të rinj, shkruan “infOSport.mk”.  Madje shumat që janë të gatshme ti paguajnë disa prej tyre u kanë prishur punë edhe skuadrave nga Superliga e Shqipërisë, që po humb garën me skuadrat kosovare. Kjo për arsye se klubet nga Kosova për çdo vit po shpenzojnë shumë e më shumë.

Merkatoja e sivjetshme ka sjellë në Superligën e Kosovës edhe dy futbollistët më të shtrenjtë nga Liga e Parë e Maqedonisë, ndërsa pikërisht nga kjo ligë formohet edhe 3-ja e parë e futbollistëve më të shtrenjtë për momentin në elitën e futbollit kosovar.

Futbollisti më i shtrenjtë rezulton të jetë Gledi Mici i Prishtinës, i cili te skuadra nga kryeqendra kosovare u transferua nga rradhët e Shkëndijës. Shuma e tij në tregun europian të futbollit sipas “transfermarkt” kap shifrën e 475 mjë eurove.

Pas tij renditet një tjetër futbollistë që këtë vit u largua nga liga e parë e Maqedonisë. Fjala është për mbrojtësin e krahut të djathtë, Vladica Brdarovski, i cili vendosi ti bashkohet Dritës së Gjilanit, transmeton “infOSport.mk”.

Vlera e ish reprezentuesit të Maqedonisë në tregun europian të futbollit kap shifrën e 400 mijë eurove, ndërsa pas tij renditet edhe një tjetër futbollistë që më parë kishte luajtur me Shkëndijën në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Ai është Ardian Cuculi, i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrë kampione të Dritës, ndërsa vlera e tij në tregun europian të futbollit është 325 mijë euro.

Në TOP10 bëjnë pjesë edhe tre blerjet e kësaj merkatoje, Alban Pnishi- Feronikeli (300 mijë euro), Sabien Lilaj – Prishtina (300 mijë euro) dhe Besar Musolli – Gjilani (275 mijë euro).

Leave a Reply