Berisha-Zeneli dorëzohen para dyshes Mbape-Ikardi (VIDEO)

Pas dy disfatave të njëpasnjëshme në start të kampionatit, Paris Sen Zhermeni sonte ka regjistruar edhe fitoren e tretë me rradhë, duke mundur ekipin e Reims si mysafir me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse pa disa futbollistë titullarë, “parisienët” shumë lehtë i’a dolën në fund përballë skuadrës së Valon Berishës dhe Arbër Zenelit, që vazhdojnë të mbesin pa fitore në “Ligue 1”.

Dyshja kosovare nuk mundi të ndryshojë asgjë ndaj dyshes së disponuar të PSZH-së, Mbape – Ikardi, të cilët ishin krijuesit e fitores.

Ylli francez i PSZH i servoi dy super asiste sulmuesit të spikatur italian, i cili golin e tij të parë në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 9-të, ndërsa të dytin në minutën e 62-të.

PSZH mund të kishte realizuar një fitore edhe më të thellë në këtë takim, në rast se Nejmar në 3 raste dhe dyshja Ikardi-Mbape do të ishin më të vëmendshëm para portës së Reims, për të cilën skuadër gjithë takimin e zhvilloi Valon Berisha, ndërsa nga minuta e 65-të në lojë u inkuadrua edhe Arbër Zeneli, i cili megjithatë nuk arriti të tregoj asgjë nga repertoari i tij përballë yjeve të shumta të skuadrës “parisiene”.

Leave a Reply