Milani ka siguruar edhe fitoren e dytë radhazi në “Serie A” pasi gjatë ditës mundi Krotonen me shifrat 2:0, shkruan “infOSport.mk”. Frenk Kesie dhe Brahim Diaz vulosën triumfin e rradhës për trajnerin Stefano Pioli.
Në sy ra paraqitja pozitive e blerjes së re të “kuqezinjëve” Sandro Tonali. Milani nuk e pati të lehtë të zhbllokonte ndeshjen, teksa në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, arbitri pasi pa pamjet e VAR-it akordoi penalti në favor të “rossonerëve”. Kesie morri përgjegjësinë e ezekutimit dhe nuk gaboi, pasi doli të jetë i saktë nga 11 metra për rezultat 1:0.
Në pjesën e dytë, Brahim Diaz, një tjetër emër i ri për Milanin dyfishoi rezultatin duke arritur të realizojë golin e parë me fanellën “kuqezi”.
Por, sulmuesi i Milanit Ante Rebiç shqetëson më shumë trajnerin Pioli, pasi u largua nga fusha i dëmtuar në krahun e majtë.
Kroati u rrëzua dhe ra keq mbi krahun e tij. Ai u zëvendësua menjëherë me Lorenco Kolombon. Analizat mjekësore do të konfirmojnë shkallën e dëmtimit.