Vitet janë vetëm numra për disa nga futbollistët. Një gjë të tillë sot dëshmoi edhe veterani i Struga Trim Lum, 34-vjeçari Nijas Lena, i cili me dy gola të shënuar i vetëm mundi FC Shkupin (2:0), njofton “infOSport.mk”.
Lena shënoi nga një gol në secilën pjesë, duke paralajmëruar të gjithë se ende ka për të dhënë për futbollin në vend, e në veçanti për klubin nga qyteti i tij i lindjes, të cilin e po e ndihmon në vazhdimësi me përvojën e tij të madhe.
Pikërisht falë përvojës, Lena në minutën e 15-të kaloi në epërsi ekipin strugan ndaj FC Shkupit, të cilët skuadër nuk i erdhi në ndihmë as përkrahja briliante për gjatë 90-të minutave e tifo grupit “Shvercerat”, të cilët nga jashtë stadiumit, aty buzë liqenit përkrahën skuadrën e tyre të zemrës.
Super aksion i Struga Trim Lum, Nijas Lena shenon edhe golin e dyte ne rrjeten e Naumovskit
Super aksion i Struga Trim Lum, Nijas Lena shenon edhe golin e dyte ne rrjeten e NaumovskitSTRUGA TRIM LUM – FC SHKUPI 2:0(N. Lena 59')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.
Megjithatë djemtë e Bajramit sot nuk ishin vetëvetja, pasi përballë kishin një Struga Trim Lum që mjaft mirë menaxhonte lojën, ndërsa në minutën e 59-të falë një super aksioni, ku morrën pjesë më shumë fjutbollistë, Nijas Lena nga afërsia shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Naumovskit, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës strugane.
Për Struga Trim Lum ishte kjo fitorja e dytë në 3 ndeshjet e fundit, ku nuk dinë për disfatë, me ç’rast kjo skuadër tashmë sheh veten në pozitën e 5-të me 11 pikë të tubuara. Në anën tjetër FC Shkupi vazhdon të mbajë pozitën e dytë në në tabelë me 13 pikë.