Pas portierit Matia Perin, pozitiv me “Covid 19” te Xhenoa, ka rezultuar edhe mesfushori i kësaj skuadre, danezi Lase Shene. Kështu i njëjti do ti mungojë skuadrës për ndeshjene sotme kundër Napolit në “San Paolo”, njëjtë sikurse edhe Matia Perin.
Sidoqoftë, pjesa tjetër e skuadrës doli negative dhe e ka bërë rrugën e saj për në Napoli, aty ku sonte me fillim në ora 18:00 Xhenoa do të zhvillojë ndeshjen e javës së dytë në “Serie A”.
Në këtë ndeshje pritet që Amir Rrahmani të bëjë debutimin e tij me Napolin, te e cila skuadër pritet që të luajnë edhe Elseid Hysaj dhe Elif Elmas, ndërsa në anën tjetër presim edhe paraqitjen e Valon Behramit dhe kapitenit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev.