Murinjo: Mendova se ndeshja do të shkonte në shtesa

Shkëndija u eliminua nga Liga Europa, kjo pasi “kuqezinjtë” turi i tretë kualifikues i kishte vënë përballë gjigandëve anglez të Totenhamit, që dy sezone më parë prekte finalen e Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra që tashmë udhëhiqet nga Hoze Murinjo, në Shkup shënoi fitore 3:1, ndërsa pa dyshim se goli më i bukur i ndeshjes erdhi nga ekipi shqiptarë.

Perla e Valmir Nafiut në minutën e 54-të solli një befasi të madhe duke vendosur barazpeshën, por gjithçka ishte e bukur vetëm për aq sa zgjati, pasi “Spërsat” deri në fund të takimit falë dyshes perfekte Son-Kejn shënuan edhe dy gola të tjerë. Pas përfundimit të ndeshjes Hoze Murinjo në deklaratën e dhënë për “Supersport”, tha se në një moment kishte menduar se ndeshja do të shkonte në shtesa.

Ishte një ndeshje e vështirë dhe e hapur gjatë gjatë gjithë kohës. Për një moment mendova se ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë, ndaj provova t’i mbaj të karikuar lojtarët vazhdimisht. Ndeshja u mbyll vetëm pas golit tonë të tretë” – tha Hoze Murinjo, i cili si duket e qëlloi me inkuadrimin në lojë të Hari Kejn, i cili ndryshoi kahjen e lojës, mu në momentet kur Shkëndija kishte marrë krahë dhe kishte barazuar me anë të Nafiut.

Leave a Reply