Asnjë futbollist deri më tani nuk e ka fituar Maqedoninë në asi llojë mënyre individuale si Marko Asensio mbrëmë me Spanjën. Futbollisti i Realit shënoi tre gola, ndërsa edhe përkrah kësaj nuk e ngriti vetën në qiell, duke potencuar se duhet të vazhdojë ende të punojë.
“E dimë që ndeshja e parë është e vështirë, pasi për të startuar me tri pikë nuk është e lehtë. Luajtëm një ndeshje fantastike kundër një skuadre që na shkaktoi problem. Turneu është i shkurt dhe duhet të mendojmë për Portugalinë. Arritjet personale asnjëherë nuk i vendojë para atyre kolektive. Seleksionuesi më dha liri dhe u ndjeva shumë komod në fushë. Duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të vazhdojë të punojë. Këtë çka e arrita është rezultat i asaj që jap gjithçka nga vetja për këtë përfaqësuese”, është shprehur Asensio.