Bajrami zbulon formacionin me të cilin do i bëjë ballë Slloga Vinicës

FC Shkupi po bënë shumë mirë në Ligën e Parë, ndërsa një gjë të tillë tifozët e shumtë të kësaj skuadre presin që skuadra e tyre të bëjë edhe në ndeshjet e Kupës, ku sot do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i “bardhekaltërve” nga Çairi, do të jetë Slloga Vinica, që garon në Ligën e Dytë – Lindje, ndërsa edhe në këtë ndeshje trajneri Muharem Bajrami futet me forca thuajse të njëjta, me qëllim që në fund të marrë fitoren.

#LineUp #sllogavsshkupi #ForcaShkupi #DashuriEvertet⚽ FK Slloga V. vs FC Shkupi

Публикувахте от FC Shkupi в Сряда, 23 септември 2020 г.

Në portë sërish ka vendosur Kristijan Naumovskin, ndërsa ka bërë ca ndryshime në vijën e fundit të mbrojtjes. Kështu në vend të Filip Gligorov, në krahun e djathtë do të luaj Ardit Iljazi, teksa në krahun e majtë rikthehet Glishiq, që mungoi në ndeshjen e fundit kundër Renovës. Në qendër të mbrojtjes nuk ka ndryshime, dhe këtu do të veprojë dyshja, Junushade-Neto.

Mesfusha e tëra do të jetë me futbollistë të huaj, me Fredy Alvarez Rodrigez që do të jetë violina e parë, i ndihmuar nga Diak, Gudiabi dhe turku Salim.

Në sulm i vetmuar do të jetë Dembo Darboe, golashënuesi më i mirë në LPFMV, i cili do të ketë ndihmën e Fatjon Jusufit, një ndër autorëve të golave në ndeshjen e fundit kundër Renovës, në të cilën FC Shkupi, kishte shënuar një fitore infarkt me rezultatin 4:3.

Ndeshja midis Slloga Vinicës dhe FC Shkupit starton në ora 15:30.

Leave a Reply