Bernard Berisha vazhdon të luaj në formë të lartë gjatë sezonit të ri. Sulmuesi i krahut të majtë i përfaqësueses së Kosovës është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit rus.
Ish futbollisti i Skënderbeut luajti titullar në humbjen e Terek Groznyt 1:0 ndaj Dinamo Moskës në udhëtim, pas një goli të shënuar në minutat shtesë nga ana e skuadrës kundërshtare.
Edhe pse nuk arriti të shënojë, Berisha ishte rreziku kryesor për mbrojtësit e Dinamo Moskës.
Bernard Berisha luajti në ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Kosovës kundër Greqisë, në të cilën ndeshje “Dardanët” pësuan disfatë 2:1. Pikërisht Berisha ishte autori i golit të vetëm për Kosovën, ndërsa kjo bëri që ai të shpërrthejë ndaj trajnerit Bernard Çallandes, i cili dy vite të plota edhe pse e kishte ftuar nuk i kishte dhënë rastin për të treguar vlerat e tij.
Gjesti i Berishës ndaj trajnerit Çallandes, u komentua shumë pas përfundimit të ndeshjes, mirëpo paraqitjet e tij do të shtyejnë seleksionuesin e Kosovës, që ta ftojë atë për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup me 14 tetor.